Një 42-vjeçar u arrestua nga autoritetet italiane pasi u kap me një sasi të konsiderueshme heroine.
Justifikimi që përdori shqiptari se po vizitonte miqtë në Milano nuk i bindi agjentët e policisë pasi nervozizmi i tij ishte shumë i qartë, shkruajnë mediat italiane.
42-vjeçari me iniciale, A.R u ndalua gjatë një kontrolli normal që policia po ushtronte në një autostradë pasditen e 29 Majit.
Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e makinës tip Renault Megane, autoritetet zbuluan një zgavër në bagazhin e makinës, ku shqiptari kishte fshehur 5 kilogramë heroinë dhe 60 gramë kokainë.
Sipas mediave, rezultonte se 42-vjeçari, i cili banonte në një provincë të Padova-s është me precedentë të mëparshëm penalë./abcnews.al