Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Pas lajmit për përkeqësimin e shëndetit të tij, Trump shkruan nga spitali: Ndihem mirë

schedule19:51 - 3 Tetor, 2020

schedule 19:51 - 3 Tetor, 2020

Pas lajmit për përkeqësimin e shëndetit të tij, Presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri një postim “sigurues” nga spitali “Walter Reed” ku ai po trajtohet pas infektimit me Covid-19. Trump së pari falënderon mjekët dhe stafin për kujdesin që ata ofrojnë dhe thekson se ai ndihet mirë.

Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Walter Reed” dhe të tjerët nga institucionet e tjera që u janë bashkuar atyre janë të mrekullueshëm! Përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër këtij virusi. Me ndihmën e tyre, po ndihem mirë” shkruan presidenti amerikan.

Më herët, një burim pranë presidentit amerikan dhe stafit të tij i tha “Reuters” se gjendja e tij është shqetësuese. Sipas të njëjtit burim, 48 orët e ardhshme konsiderohen vendimtare për shëndetin e presidentit amerikan.



Mjeku personal i presidentit, doktor Sean Conley njoftoi se Trump ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. “Aktualisht ekipi dhe unë jemi jashtëzakonisht të kënaqur me përparimin e gjendjes shëndetësore të presidentit. Të enjten, ai kishte një kollë të lehtë, rrjedhje të lehtë hundësh e lodhje, të gjitha këto akualisht po përmirësohen“, u tha Conley gazetarëve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!