Dhuratë vetes dhe urimi nga Milanello, si po e feston Ibra ditëlindjen në karantinë

schedule14:58 - 3 Tetor, 2020

schedule 14:58 - 3 Tetor, 2020

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, feston sot 39-vjetorin e lindjes. Kjo ditëlindje e ka gjetur gjigantin suedez në karantinë, pasi ai është i infektuar me Coronavirus. Gjithsesi virusi nuk e ka penguar aspak bomberin të vazhdojë stërvitjen në shtëpi, ku shpesh herë ai ka postuar video nga seancat e tij stërvitore.

Sigurisht nuk mund të mungonte një urim nga shokët e skuadrës dhe trajneri Pioli, të cilët janë grumbulluar për ndeshjen e nesërme kundër Spezias. Të gjithë lojtarët së bashku me stafin kanë dërguar një urim për Zlatanin nga Milanello, duke konfirmuar dhe një herë rolin e rëndësishëm që ai ka për kuqezinjtë.

Ndërkohë nga ana tjetër sulmuesi ka postuar një foto në  “Instagram”, ku ka treguar dhuratën që i ka bërë vetes për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen Zlatan”, shkruan ai krahas fotos. Si gjithmonë unik në llojin e tij Ibra po përgatitet të rikthehet në stërvitje sapo të rezultojë negativ në testin e radhës për Covid-19. /abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CF4TjBsHbvG/?igshid=fmwu5m7g4c01

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!