Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Sa e rrezikshme është terapia e paprovuar e antitrupave që mori Trump kundër Covid-19?

schedule11:08 - 3 Tetor, 2020

schedule 11:08 - 3 Tetor, 2020

Presidenti Donald Trump mori një koktej eksperimental të antitrupave për Covid-19 pasi u diagnostikua me koronavirus.

“Vjen një pikë kur skepticizmi duhet t’i leri vendin pragmatizmit në kohë  pandemie”, tha Leonard Schleifer, kreu i Regeneron, kompania e bioteknologjisë që po teston terapinë me antitrupa monoklonalë që mori Trump.

Por disa shkencëtarë janë të shqetësuar nga reagimi që mund të ketë organizmi i Trump, duke përmendur mundësinë se gjendja e tij mund të përkeqësohet edhe më shumë.



Schleifer tha se duhet të presim të paktën një javë për të parë nëse situata e Trump do të përmirësohet. Disa burime për CNN kanë konfirmuar se Trump ka ethe dhe ndihet i lodhur.

“Unë mendoj se përdorimi i koktejlit eksperimental të antitrupave ishte zgjidhja e duhur,” tha shefi i Regeneron.

“Nëse kemi më shumë  anë pozitive përkundrejt atyre negative nuk kemi pse të shqetësohemi.”

Disa të dhëna të mëparshme nga provat e trajtimit të antitrupave të publikuara në fillim të kësaj jave, treguan se terapia ishte efektive dhe kishte shumë pak efekte anësore.

Schleifer tha se ishte Shtëpia e Bardhë që vendosi të provonte terapinë me antitrupa.

“Mendoj se  Shtëpia e Bardhë ka ekspertët e saj dhe ata siguruar për vendimin që morën.  Ata e dinë që antitrupat monoklonalë janë efektive”,  tha ai. s.ba/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!