Cristiano Ronaldo shkakton një skandal të vërtetë në festimet e Realit pas Championsit. Sjellja e tij me presidentin Perez e bën më të sigurt largimin nga Madridi.
Pamjet festive dhe pozat triumfuese nuk mund ta fshehin të vërtetën.
Cristiano Ronaldo është gjithnjë më larg Realit të Madridit, pavarësisht lavdisë shumëvjeçare në kryeqytetin e Spanjës, kulmuar me Championsin e fundit.
Superylli portugez shkaktoi një skandal të vërtetë pikërisht në momentet më të lumtura, ndërsa kremtohej në Madrid, duke mos i dhënë dorën presidentit të klubit, Florentino Perez.
Pamjet flasin tepër qartë.
https://www.youtube.com/watch?v=oOTXVKz-It8
Edhe kur, në një çast tjetër, ai takohet me Perezin dhe ia jep dorën, gjithçka duket e ftohtë, si në një marrëdhënie të krisur.
E gjitha kjo, në të njëjtën kohë kur Ronaldo fliste kështu në sy të tifozëve në “Bernabeu”.
Cristiano Ronaldo: “Ç’mund të them unë për këta tifozë. Ata na kanë dhënë gjithçka në çdo ndeshje. Është nder të luash në klubin më të madh të botës. Ju falenderoj. Ndihem shumë mirë prej pasionit tuaj. Po ashtu, me këta lojtarë. Unë jam i tillë, dua që të fitoj, dhe me këta lojtarë është e pamundur të mos fitosh Championsin”.
Po ashtu, mediat raportuan për konflikt mes Ronaldos dhe kapitenit Sergio Ramos, që e kritikoi për fjalët e thëna pas finales së Championsit, duke nënkuptuar largimin nga Reali.
Një gjë duket qartë, ajo që në dhomën e zhveshjes në stadiumin e Kievit, Ramos festoi me këto tjetër, përveçse me portugezin.
Largimi i CR7-s duket edhe më i sigurt kur lexon mediat europiane të cilat shkruajnë për ofertën e Paris SG për të.
Klubi francez i jep 45 milionë euro rrogë në sezon, besohet po aq sa Mesi merr tek Barcelona, ndërsa 150 milionë euro i jepen Realit për kartonin e tij.
Tashmë, pas shumë spekullimeve e grindjeve, duket se epoka e madhe 10-vjeçare e Cristiano Ronaldos në Madrid po merr fund.//abcnews.al