Testohej çdo ditë, pse Shtëpia e Bardhë nuk e kuptoi më shpejt që Trump ishte infektuar?

schedule09:00 - 3 Tetor, 2020

schedule 09:00 - 3 Tetor, 2020

Ekspertët mjekësorë dhe të sigurisë kombëtare kanë ngritur dyshime rreth kohës së  infektimit, diagnozës dhe trajtimit të Presidentit Trump. Disa prej tyre deklaruan se ka diçka që nuk shkon.

Hope Hicks, këshilltarja e  lartë e Trump, filloi të shfaqte simptoma të Mërkurën në mbrëmje dhe  konfirmoi se ishte pozitive me koronavirus të enjten në mëngjes – megjithatë Presidenti deklaroi  të premten se ishte i infektuar.

Trump priti 24 orë për të konfirmuar lajmin, por pse?

Presidenti nga ana tjetër supozohet të testohet çdo ditë, sipas protokollit të Shtëpisë së Bardhë.

Ka tre shpjegime të mundshme për gabimin në kohë dhe testim, tha Juliette Kayyem, Analistja e Sigurisë Kombëtare të CNN.

1.E para ekziston mundësia që ai nuk është testuar çdo ditë.

2.E dyta është se koha e testimit nuk u bë e ditur, kështu që ne nuk e dimë se kur ai mund ta ketë kuptuar se është infektuar.

3. Dhe e treta është, siç e dimë, testi Avid (koronavirus) nuk është gjithmonë i saktë.

Shtëpia e Bardhë duhet të kishte zbatuar gjithashtu distancimin social, të mbante maska dhe të zbatonte masa të tjera mbrojtëse./abcnews.al