Elita Rudi dhe Gjiko janë padyshim një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Dy personazhet e njohur janë prindër të një djali, ndërsa së shpejti ata do të bëhen dhe me një vajzë. Së fundmi, Elita ka rrëfyer detaje rreth takimit të parë me Gjikon, të cilin e ka njohur në kohën kur moderonte një emision.
Moderatorja tregoi se ka refuzuar disa herë ta takonte reperin sepse nuk mendonte se ai transmetonte energji të mirë, ndërsa më pas tha se e papritura i ndodhi në takimin e parë që ka zgjatur 8 orë. Ndërkaq, ajo rrëfeu dhe një detaj tjetër interesant, teksa tha se dhurata e parë e reperit kundrejt saj ka qenë një bojë të errët flokësh, pasi asokohe ka qenë bjonde.
“U takuam paraprakisht para emisionit me vendosur çfarë me biseduar dhe me folur më gjerësisht. Një herë ka qenë shumë problem me u takuar, se dy apo tri herë kam refuzuar me ia bërë intervistën, i thoja gazetares shko ti tek Gjiko se unë nuk dua këtë javë me regjistruar me të.
Kam menduar se transmeton një farë energjie tjetër kur u takova. Që në takimin e parë mbetëm 8 orë bashkë. Dhurata e parë për mua ka qenë një ngjyrë flokësh, kur kisha ditëlindjën më solli një bojë flokësh dhe më tha që bëji flokët e zeza.“, tha Elita.
Dy vite pas njohjes, Gjiko i propozoi Elitës në Qershor të vitit 2018, ndërsa në shtator të po atij viti, dyshja kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë. xh.d/abcnews.al