Të pathënat e Wenger: Më kërkoi United, ju tregoj pse i thashë “jo” Guardiolës

schedule08:59 - 3 Tetor, 2020

schedule 08:59 - 3 Tetor, 2020

Legjenda e Arsenalit, Arsene Wenger, është rikthyer dhe një herë të flasë për kohën kur drejtonte “Topçinjtë e Londrës”. Në një intervistë për “The Times”, ai tregon se si iu ofrua stoli i Manchester United apo dhe ai i PSG-së në vitet e fundit. Ish-tekniku francez zbulon gjithashtu se Pep Guardiola i ka kërkuar që ta transferonte atë në Londër, por ka qenë ai vetë që e ka refuzuar.

“Më është ofruar disa herë stoli i PSG-së. Gjithashtu mund t’iu them se edhe Manchester United më kërkoi, por nuk mund t’iu them se kur. Ah, ne kemi disa përballje shumë të mira me Sir Alex Fergusonin. Ai është një  person i zgjuar. Nuk mund të kesh një karrierë si ai nëse jeni budalla.

Guardiola? Kur ai ishte ende lojtar më erdhi në shtëpinë time dhe më kërkoi nëse mund të luaja për Arsenalin. Në atë periudhë unë kisha Gilberto Silva dhe Patrick Vieria. Nuk mund ta merrja Pepin”, mbyll 70-vjeçari, i cili tashmë punon si Drejtori i Zhvillimit Global të FIFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!