Kristal Abazaj ka gjetur golin e parë turk. Sulmuesi i krahut të djathtë u transferua te Istanbulspor në divizionin e dytë të futbollit turk, aty ku ka shok skuadre edhe Eduart Rrocën.
Të dy lojtarët shqiptarë e nisën si titullarë takimin shtëpiak ndaj Bandirmaspor, që u fitua nga Istanbulspor me rezultatin 2-1.
Minuta e 16-të, vendasit në sulm aty ku merr pjesë e Eduart Rroca me një driblim. Topi përfundon tek Abazaj në krahun e djathtë.
24-vjeçari lë pas mbrojtësin kundërshtar me një driblim fantastik dhe realizon falë një goditje diagonale nga një kënd i ngushtë.
Tre pikë të rëndësishme për Istanbulspor, fitorja e tretë në katër javë dhe vendi i parë në renditje për momentin. /abcnews.al