Jurgen Klopp e ka shprehur gjithmonë vlerësimin që ka për Xherdan Shaqirin, por sulmuesi me origjinë nga Gjilani pritet të largohet nga kampionët e Anglisë, aty ku luajti, shënoi dhe fitoi trofe në dy sezonet e fundit.
Konkurrenca e fortë në repartin ofensiv dhe disa dëmtime të pësuara kanë ndikuar që 28-vjeçari i kombëtares së Zvicrës të mos kthehet një titullar fiks i “The Reds”, edhe pse ka bërë mirë sa herë është thirrur në detyre.
E ardhmja e tij pritet të jetë Lazio. Igli Tare e pëlqen shumë lojtarin dardan dhe ka nisur bisedimet me klubin e Premier League. Drejtori sportiv i Liverpool, Michael Edwards i kërkoi trajnerit Klopp të mos e grumbullonte lojtarin për takimin e mbrëmjes së kaluar kundër Arsenalit në EFL Cup.
“Është periudha e vitit kur disa gjëra ndodhin pas kuintave“, u justifikua gjermani në lidhje me mungesën e Shaqirit. Tare po tenton t’i dhurojë një përforcim të fundit trajnerit Inzaghi, teksa Liverpool Echo raporton se nevojiten 20 milion euro për kartonin e tij. /abcnews.al