Mjekët kanë paralajmëruar se gjendja e presidentit amerikan, Donald Trump, mund të përkeqësohet më shumë për shkak të disa faktorëve të tillë: si pesha dhe mosha e tij.
Donald Trump njoftoi në Twitter se ai dhe gruaja e tij, Melania Trump, kishin rezultuar pozitivë me koronavirus.
Sipas një studimi të botuar në mars në revistën mjekësore, The Lancet, niveli i vdekshmërisë i të infektuarve me COVID-19 ishte 1.4%, dhe më pas u rrit në 8.6% për personat mbi 70 vjeç.
Mjeku Barry Dixon, një mjek i kujdesit intensiv në spitalin St Vincent në Melburn, tha se Trump rrezikon më shumë nëse zhvillon pneumoni, e cila shoqërohet me një shkallë të lartë vdekshmërie për shkak të COVID-19, veçanërisht te pacientët mbi 65 vjeç, ata që kanë probleme kardiovaskulare ose probleme me enët e gjakut.
Faktorët kryesorë që rrezikojnë me tepër Trump janë mosha dhe pesha, tha Dixon.
“Gjatë javës së parë njerëzit zhvillojnë simptoma të lehta dhe gjatë javës së dytë zakonisht njerëzit rrezikojnë të zhvillojnë pneumoni”./abcnews.al

