Kandidati demokrat për president, Joe Biden do të testohet për koronavirus.
Biden mori pjesë të martën në debatin e parë televiziv me rivalin republikan, i cili ka rezultuar pozitiv me koronavirus së bashku me bashkëshorten e tij, Melania.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë, edhe Biden duhet të testohet menjëherë. Pavarësisht se në debat ata qëndruan më shumë se dy metra larg njëri-tjetrit, kanë qëndruar në një ambient të mbyllur dhe nuk kanë mbajtur maska. s.ba./abcnews.al