Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U kualifikuan në Champions, trajneri danez: Me milionat e UEFA dua një gardh rreth fushës!

schedule13:59 - 2 Tetor, 2020

schedule 13:59 - 2 Tetor, 2020

Klubi i FC Midtjylland u kualifikua për herë të parë në historinë e tyre në fazën e grupeve të Champions League. Danezët arritën të kalonin Slavia Prague në raundin e fundit kualifikues, ku biletën për në grupe e morën në shtëpi falë fitores 4-1. Sfida e parë në Çeki kishte përfunduar në barazimin 0-0, por Midtjulland preku historinë falë fitores në ndeshjen e dytë.

Tashmë ato do të mbulohen nga milionat e shumtë që UEFA dhuron në këtë fazë si nga të drejtat televizive ashtu edhe nga barazimet apo fitoret e mundshme. Trajneri i danezëve, Brian Priske, i ka idetë e qarta se çfarë kërkon nga drejtuesit e tij me paratë që do të vijnë.

“Po, është e vërtetë që do të marrim shumë para. Mua më është premtuar një gardh rreth fushës stërvitore, në mënyrë që të mos lodhemi më duke mbledhur ato topat e mallkuar,” ka deklaruar tekniku për mediat në Danimarkë. Ata nuk patën fat në goglat e djeshme, pasi janë në grupin e “ferrit” me Liverpool, Ajax dhe Atalantën. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!