Ka nisur mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë në Pallatin e Kongreseve.
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën e tij në këtë mbledhje të gjashtë të dy qeverive, ndërsa ka vlerësuar rëndësinë e këtij takimi. Me të tjerash Rama ka theksuar se ka rënë dakord me kryeministrin Avdullah Hoti që të investohen për një projekt që ka të bëjë në kualifikim urban të Prizrenit.
“Pavarësisht këtij momenti kaq të vështirë që po kalojmë ne dhe mbarë bota kufizimi i kontakteve dhe kushtet për takime të afërta janë shumë të kufizuara , nuk harrojmë që sidoqoftë ta organizojmë sëbashku këtë takim të 6 ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, këtu në Tiranë, në 100-vjetorin kryeqytetit.
Përpara se të vinim këtu kemi pasur një bisedë miqësore me kryeministrin dhe kemi rënë dakord që të investohemi së bashku për të çuar përpara një projekt të përbashkët duke filluar sa më parë nga puna për 150-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit i cili është ende larg në kohë por jo aq larg sa për të mos menduar që sot për një projekt të përbashkët për rikualifikimin urban të qytetit historik”, u shpreh Rama.
Më tej kryeministri theksoi se ambicia është heqja e kufirit me Kosovën në funksion të zbatimit të katër lirive të BE në rajonin.
Po ashtu Rama tha se në javët e ardhshme do të nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë e Kosovës për portin e Durrësit. Sipas Ramës porti i Durrësit do të kthehet në një port de fakto edhe për Kosovën.
“Takimet mes Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluar në një frymë ndërveprimi janë janë mundësi shumë e mirë qoftë për të bërë një bilanc të hapa të hedhur por edhe për hapat e mëtejshëm. Deklarata e përbashkët e nënshtruar në janar 2014 mbetet një udhërrëfyes i çmuar për integrimin sa më të ngushtë. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël megjithëse distanca deri në përmbushjen e vizionit tonë mbetet e madhe.
Nëse i referohemi mbledhjes së fundit se pothuajse të gjitha dokument e nënshkruar janë në proces zbatimi.
Ambicia jonë është heqja e kufirit në funksion të zbatimit të katër lirive të BE në rajonin tonë duke filluar nga më thjeshta dhe më kuptimplota heqja e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ministrit e Brendshme të intensifikojnë punën për të mundësuar databazën e përbashkët, pa humbur asnjë centimetë kundër aktiviteteve të paligjshmme.
Dua ta vlerësoj angazhimin e dy qeverive për doganën e portit të Durrësit, ku ka filluar. Marrëveshja ë do të firmosin në javët e ardhme për lehtësirat në hyrje daljen e mallrave. Shndërrimin e portit të Durrësit në një port de fakto edhe të Kosovës. Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të objektivit. Ambicia jonë nuk duhet të ndalet vetëm në një stacion. Faktikisht me këtë marrëveshje ne do të mundësojmë kryerjen e kontrolleve të përbashkëta. Njohjen e garancive në të gjitha pikat doganore dhe më tej”, deklaroi Rama. g.v/abcnews.al