Tiemoue Bakayoko mund të rikthehet në Itali, por jo te Milani. Dëshira e tij në fakt ishte të bashkohej sërish me kuqezinjtë, por kjo nuk do të bëhet realitet gjatë kësaj vere. Chelsea kishte kërkesa të larta financiare dhe kuqezinjtë u tërhoqën.
Tuttosport raporton se është klubi Napolit që kërkon një mesfushor dhe në skenë ka dalë pikërisht Bakayoko. Trajneri Gennaro Gattuso e njeh, pasi e ka pasur nën urdhra te Milani. Mes tyre nuk harrohet edhe një përplasje, por gjithsesi mesfushori u aktivizua.
Te Napoli po mendojnë të ndryshojnë modul e të kalojnë në 4-2-3-1, ndaj edhe po tentojnë një mesfushor. Bakayoko sigurisht që do t’i bënte punë ekipit italian, pasi në Serie A i tregoi vlerat e tij edhe me Milanin dy sezone më parë. /abcnews.al

