Ka pasur dyshime nëse presidenti Trump kishte rezultuar pozitiv me koronavirus para se të publikonte zyrtarisht në Twitter faktin se ishte i infektuar, tha korrespondenti i CNN Brian Stelter.
Shtëpia e Bardhë e dinte me shumë mundësi që presidenti ishte i infektuar po ata po prisnin t’i konfirmonin faktin më parë Mitch McConnell dhe udhëheqësive të tjerë të qeverisë , “Tha Stelte
“Ne e dimë që Shtëpia e Bardhë zotëron teste të shpejta që nxjerrin rezultatin për 15 minuta, dhe ishte shqetësues fakti që nga ora 11 e mesnatës, nuk kishte ende një përgjigje nga Shtëpia e Bardhë.”
Stelter shtoi se ndihmësit e Shtëpisë së Bardhë kanë më shumë presion tani, pasi do të duhet të informojnë popullin për gjendjen e presidentit. Gazetari dhe komentatori politik Carl Bernstein tha se “kemi parë një “mungesë transparence dhe mashtrime nga Presidenti dhe nga Shtëpia e Bardhë rreth koronavirusit”.
“Ai shkoi në spitalin Walter Reed, për një vizitë të fshehtë, që ne ende nuk e dimë për çfarë bëhej fjalë.
Një nga gjërat që mund të fshihet pas kësaj është fakti se mund të ketë presion në Capitol Hill, përfshirë nga disa Republikanë, duke këmbëngulur se duhet transparencë për të mirën e kombit derisa të kalojmë këtë periudhë gjatë ditëve në vijim, “tha Bernstein.
“Mungesa e informacionit mund të jetë aq e rrezikshme për vendin aq sa virusi mund të jetë për një individ./abcnews.al


