Ali Ahmeti do të merret në pyetje për rastin “Regjistrimi”

schedule08:55 - 2 Tetor, 2020

schedule 08:55 - 2 Tetor, 2020

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti këtë të premte do të merret në pyetje nga Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. Mediat vendase bëjnë me dije se Ahmeti duhet të jap deklaratë në lidhje me rastin “Regjistrimi”, konfirmojnë për AIM nga Prokuroria.

Hetimi për çështjen “Regjistrimi” u hap nga ish-PSP, dhe më pas lënda u trensferua në PTHP.

Rasti ka të bëjë me një regjistrim të dështuar të vitit 2011 të organizuar nga qeveritë e OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së.

Sipas PSP-së, me ndalimin e regjistrimit të popullsisë, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i OBRM-PDUKM, i cili tani është në arrati, Nikolla Gruevski dhe partneri i tij i koalicionit në qeveri Ali Ahmeti, i shkaktuan dëm buxhetit në vlerë prej 2.8 milionë euro./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!