“Gjëra të mira po vijnë”, Miriam Cani paralajmëron rikthimin në muzikë

schedule07:45 - 2 Tetor, 2020

schedule 07:45 - 2 Tetor, 2020

Miriam Cani është padyshim një ndër personazhet më të dashur publik. Që prej ardhjes në jetë të fëmijës së saj të dytë në janar të këtij viti, këngëtarja i është përkushtuar atij duke u distancuar nga muzika. Por, mesa duket autorja e hitit “Meteor”  ka vendosur të rikthehet fuqishëm me një projekt të ri.

Artistja ka publikuar një foto në Instagram, ku shfaqet më tërheqëse se kurrë, përmes së cilës ka paralajmëruar dhe projektin e ri. “Gjëra të bukura po vijnë“, ka shkruar këngëtarja krahas fotos. Fansat menjëherë kanë spekuluar se bëhet fjalë për një këngë të re, megjithatë ajo nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

 

View this post on Instagram

 

Gjera te bukura ne horizont

A post shared by MIRIAM CANI (@miriamcani) on

Kujtojmë që pak kohë më parë Miriam ndau një fotografi nga studioja muzikore me këngëtarin dhe kantautorin Elgit Doda. Por, nuk dihet nëse bëhet fjalë për një bashëkpunim apo Elgiti ka punuar projektin e radhës së këngëtares. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!