Arsenali ia del të hakmerret ndaj Liverpoolit. Kampionët e Anglisë fituan 3-1 të hënën në kampionat, teksa sot u ndeshën sërish mes tyre për llogari të EFL Cup.
90 minutat e rregullta u mbyllën pa gola, kjo për meritë të Bernd Lenos. Portieri gjerman i Gunners dhuroi pritje fantastike. Ky kompeticion nuk ka shtesa dhe menjëherë te penalltitë.
Mohamed Elneny gaboi për miqtë, por Leno u shfaq fantastik edhe në goditjet e penalltive. 28-vjeçari grushtoi goditjet e Takumi Minaminos dhe Curtis Jones.
Kualifikim për djemtë e Mikel Artetës, të cilët nxjerrin jashtë ekipin më të fortë anglez dhe kalojnë në çerekfinalet e EFL Cup. /abcnews.al