Një çift ka adoptuar shtatë fëmijë, të cilët i mbijetuan një aksidenti me makinë ku mbetën të vdekur prindërit e tyre. Pavarësisht se kishin pesë fëmijë të tyre, Pam dhe Gary ëillis, morën vendimin e jashtëzakonshëm për t’ju ofruar të rinjve një shtëpis, pasi mësuan historinë e tyre, sipas Metro.
Fëmijët, nga San Diego i Kalifornisë mbetën jetimë në maj të 2018-ës, pasi prindërit e tyre vdiqn në një aksident tragjik me makinë. Të mbetur vetëm, katër vëllezërit dhe tre motrat u çuan për birësim, por falë Pam, 49 vjeç dhe Gary, 52 vjeç, të rinjve iu dha një shans i dytë në jetë për të patur ngrohtësinë e familjes.
Pam, një avokat tha: “Kur pashë lajmet për fëmijët, u trishtova. E pashë që kishin nevojë për një shtëpi dhe për dikë që t’i donte sepse nuk kishin askënd tjetër ku të shkonin. Thirra shërbimin e birësimit për t’ju treguar atyre se sa shumë doja t’i ndihmoja këta fëmijë.” xh.d/abc news.al


