Dje u zhvilluan përballjet e para për sfidat e vlefshme për raundin e 1/16 të EFL Cup. Një nga ndeshjet e luajtura ishte dhe ajo mes Newport County dhe Newcastle United. Përballja përfundoi me fitoren e miqve falë penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi në shifrat 1-1.
Gjatë gjithë kohës kur u zhvillua ndeshja ra një shi i rrëmbyer, por kamerat kanë kapuar një detaj shumë interesant gjatë takimit. Një tifoz që e ka shtëpinë shumë pranë stadiumit “Rodney Parade” ka mundësinë t’i shikojë ndeshjet nga dhoma e tij e gjumit.
If only all football fans could watch their team from their own window ?
? @DAZN_CA pic.twitter.com/fV7OEOVxGM
— Goal (@goal) September 30, 2020
Ai është parë teksa duartroket gjatë ndeshjes, duke mos u shqetësuar fare nga shiu që po binte në ato moment. Tifozi është një nga më fatlumët në botë, pasi ai ka mundësinë të shikojë ekipin e zemrës nga dhoma e tij. /abcnews.al