Eden Hazard ka qenë i pafat. Sulmuesi belg, që kur është transferuar te Real Madrid në vitin 2019, është përndjekur nga dëmtimet. I fundit, një problem muskulor, do ta lërë jashtë tre javë dhe rrezikon të mungojë në sfidën kundër Barcelonës.
Shifrat e Hazard janë me të vërtetë interesante, pasi te Chelsea sulmuesi belg nuk përballej me dëmtime. Në shtatë vite që ishte te londinezët, ai mungoi në 20 ndeshje në total për shkak të dëmtimeve.
In seven years at Chelsea, Eden Hazard missed 20 games. He has missed 23 games since joining Real Madrid for €100 million in 2019.https://t.co/UaJndkCU3Q
— AS USA (@English_AS) October 1, 2020
Te Real Madrid e ka kaluar këtë shifër për një sezon. I blerë për 100 milion euro, Hazard ka humbur 23 ndeshje të Realit që kur ka firmosur verën e shkuar. Shkak kanë qenë dëmtimet, ndërkohë që në fillim sulmuesi kishte probleme edhe me peshën. /abcnews.al