Erhun Obanor nuk e lë Superioren, befason me klubin e zgjedhur

schedule12:24 - 1 Tetor, 2020

schedule 12:24 - 1 Tetor, 2020

Laçi ka bërë një tjetër goditje. Erhun Obanor, i larguar para pak ditësh nga Kukësi, është bindur nga oferta e kurbinasve dhe është bashkuar me Emiljano Mustën. Nigeriani, i cili luan si qendërmbrojtës, ka nënshkruar me bardhezinjtë dhe tashmë është e konfirmuar.

Obanor në Superiore erdhi verën e shkuar për herë të parë. Nigeriani spikati me Kukësin, teksa luajti 26 ndeshje të plota dhe dy i humbi për shkak kartonësh të verdhë. Një dëmtim e penalizoi atë për disa kohë, por në sfidta e luajtura tregoi se ishte një nga më të mirët e kampionatit.

Tashmë Obanor i bashkohet Laçit, që më parë ka afruar edhe Renato Malotën dhe së bashku me kapitenin Ignjatovic dhe të rinjtë Selmani e Marku kompletojnë qendrës e prapavijës. Tashmë i mbetet Cungut të vendosë se kush luan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!