Klaudia Elezi, stilistja 17-vjeçare që premton shumë në industrinë e modës

schedule11:12 - 1 Tetor, 2020

schedule 11:12 - 1 Tetor, 2020

Klaudia Elezi është stilistja më e re që i bashkohet industrisë së modës. 17-vjeçarja nga Durrësi ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” për të folur për pasionin e saj për t’u bërë një stiliste. Ajo rrëfeu se ishte vetëm 13-vjeç kur hodhi hapat e parë në këtë fushë, duke skicuar dhe më pas dizajnuar veshje.

“Më shumë filloj nga pjesa së çfarë doja të vishja dhe të shihej në industrinë e modës, të krijoja gjërat e përditshme më të bukura dhe doja ta pasqyroja tek veshjet si një mënyrë për të shfaqur veten. Fillova të qepja dhe babi më mundësoi një makinë qepëse të vjetër por nuk e mendoja se do ta filloja kaq herët. Mami kishte hequr perdet det e vjetra, unë i merrja dhe i prisja e qepja. Pastaj fillova të blija copa të thjeshta për të mësuar. ” u shpreh Klaudia.

Megjithatë, për shkak se është ende në gjimnaz koha që i merr shkolla e ka privuar atë që t’i përkushtohet më shumë këtij profesioni. Puna e saj ka tërhequr dhe vëmendjen e personazheve të famshëm, madje ajo rrëfeu se një ndër personazhet në të cilët ka gjetur mbështetje është dhe stilistja Rezarta Skifteri.

Jam akoma në gjimnaz dhe nuk është se kam aq shumë kohë që t’i përkushtohem kësaj. Koha për realizimin e një veshjeje varet nga modeli dhe sa kohë të lirë kam unë që të merrem me të. I kam vendosur qëllim vetes që të punoj më shpejt dhe ta ndaj kohën e shkollës me atë të punës. Më duhet gati 2-3 javë por edhe një muaj për një veshje.“, tregoi 17-vjeçarja. xh.d/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!