Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga Policia Gjermane.
Policia Gjermane njoftoi se në bazë të investigimeve ka zbuluar një plantacion kanabisi në rajonin e Paderbornit.
Sipas autoriteteve gjermane është ky plantacioni më i madh i zbuluar deri më tani në Paderbon.
Dyshohej se që nga muaji prill, godina përdorej për aktivitete të paligjshme, ndërsa së fundmi u realizua edhe aksioni në këtë godinë, shkruajnë mediat e huaja.
Në banesë u zbuluan 150 rrënjë kanabisi dhe 160 të tjera të cilat ishte në përmasa më të vogla. Ndërkaq plantacioni kishte një sistem me filtra aktivë.
Ndërkohë Policia po kërkon për bashkëpunëtorët e 42-vjeçarit shqiptar.
/abcnews.al/


