S’mjaftojnë 23 vite në KQZ, Zguri kandidon sërish, Gjiknuri: Je bërë poster, njeriu pushon një çikë

schedule20:31 - 30 Shtator, 2020

schedule 20:31 - 30 Shtator, 2020

Klement Zguri, ish-kryetari i KQZ-së së vjetër, kandidon sërish për trupën e re. Edhe pse ka 23 vite në KQZ ai vijon që të kandidojë sërish. I habitur, Damian Gjiknuri e pyeti se përse vendosi që të kandidonte sërish, ndërsa Zguri iu përgjigj duke i thënë se kjo është gjëja që di të bëj më mirë.

Diskutimi në komision

Damian Gjiknuri: Ti nuk ke nevojë për prezantim, por unë kam një pyetje, pse, çne prapë në KQZ, sepse kam mbi 20 vite, sa merrem me zgjedhje, që ti je poster atje, i KQZ dhe njeriu gjithmonë thotë marrë i çik pushim.

Klement Zguri: Është gjëja që di të bëj më mirë, por besoj se i shërbej edhe vendit. Kam qe kur ka hyrë demokracia që kam kontakt me zgjedhjet nga të cilat 23 vite i kam në KQZ.

Damian Gjiknuri: Kur e dhe dorëheqjen?

Klement Zguri: Ka nja 10 ditë.

Damian Gjiknuri: Mirë Klement, nuk kemi se cfarë t’u bëjmë pyetje se ju njohim. Natën e mirë.

db/Abcnews.al