Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, ka sqaruar situatën e Gareth Bale, i cili ende nuk ka luajtur për Spurs pas transferimit të tij nga Real Madrid, për shkak dëmtimi.
“Gareth po punon shumë, është shumë i përqëndruar, shumë profesionist, shumë i lumtur, por nuk është ende gati për të luajtur. Besoj se pas ndërprerjes së futbollit për shkak të kombëtareve, Bale do të jetë gati.
Shpresojmë shumë që gjatë kësaj periudhe, Bale t’i lërë pas problemet fizike dhe të rikthehet të jetë i gatshëm, pasi të gjithë duam që ta shikojmë sa më shpejt në fushën e lojës”, u shpreh trajenri i Tottenham./abcnews.al
Gareth Bale may not be fit to play for Spurs yet, but he's 'very happy' says Jose Mourinho ? pic.twitter.com/Ufg2A4tPue
— GOAL (@goal) September 30, 2020