Mesfushori i Atletico Madrid, Thomas Lemar, ka disa kohë që është në merkato. Francezi është jashtë planeve të trajnerit Diego Simeone dhe duket se për të kanë nisur sirenat gjermane.
Sipas raportimit të gazetarit italian, Fabrizio Romano, janë Bayern Munchen dhe RB Leipzig që kanë shfaqur interes për shërbimet e 24-vjeçarit. Madrilenët e kanë gati zëvendësuesin e tij dhe bëhet fjalë për lojtarin e Arsenali, Lucas Torreira.
Thomas Lemar can leave Atlético Madrid on last days. RB Leipzig and Bayern Münich are both considering him as an option. ? @cfbayern @MatteMoretto #RBLeipzig #Bayern
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 30, 2020
Ka disa javë që flitet se marrëveshja është arritur mes palëve, por zyrtarizimi i tij është bllokuar pikërisht nga klubi spanjoll. Atletico fillimisht duhet të shesë Thomas Lemar, për t’i hapur kështu rrugë transferimit të uruguaianit. /abcnews.al