Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Për të dytën ditë radhazi asnjë viktimë nga Covid në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

schedule14:58 - 30 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 30 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Kosovë nga 580 testime,  janë konfirmuar pozitivë me Covid 46 raste të reja dhe fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.

Sipas statistikave deri më tani numri i personave të infektuar me Covid ka shkuar në 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë mes të cilëve 625 persona kanë humbur jetën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.



Ndërkohë rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!