Mjeti del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, një i plagosur

schedule19:49 - 28 Maj, 2018

schedule 19:49 - 28 Maj, 2018

Një 23 vjeçar mbeti i plagosur rëndë, në një aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Lumalas. Sipas policisë, i riu humbi kontrollin e mjetit që po drejtonte dhe doli nga rruga.

Për pasojë makina është përmbysur në një parcelë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Një grup hetimor i ngritur për ngjarjen,  po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. /abcnews.al