Ofendime, ndërprerje dhe akuza mes Trump e Biden, në debatin e tyre të parë televiziv në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor. Ekonomia, revoltat raciale, integriteti i zgjedhjeve, karrierat politike: për 90 minuta të dy u zunë rreth temave të mëdha të zgjedhura nga drejtuesi i Fox News.
Pyetja e parë, rreth të drejtës për të zgjedhur pasardhësin e Ruth Ginsburg në Gjykatën e lartë, nis menjëherë debatin pasi është një çështje që ka ndarë vendin në dy pjesë: emërimi i gjykatëses Amy Coney Barrett e cila nga shumë konsiderohet si një katolike fundamentalistë – në vend të pioneres feministe e cila ndërroi jetë dy javë më parë.
T: Kam fituar zgjedhjet dhe kam të drejtë ta bëj, nuk qeveris prej tre vjetësh por prej katër.
B: Nuk kundërshtoj figurën e personit të zgjedhur por i takon popullit amerikan dhe atij që fiton zgjedhjet presidenciale që të bëjë emërimin.
Brenda pak sekondash çdo gjë zhvendoset në ofendime personale
B: Je një klloun, një gënjeshtar. Personi i gabuar në momentin e gabuar.
T: Kam bërë më shumë në në 47 muaj se ti në 47 vjet. Nuk ka asgjë inteligjente tek ty
B: Pse nuk e mbyll gojën?
T: Ti ke një media të mirë pas vetes, unë jo. Por ti në vendin tim nuk do i kishe mbyllur punët me Kinën. Kur e bëra më quajte ksenofob. Me ty do të kishim 2 milion të vdekur.
Biden tha se nëse ai do të ishte president, do të siguronte që spitalet të kishin pajisjet e nevojshme për të trajtuar pacientët dhe për të mbrojtur punonjësit shëndetësorë dhe do të siguronte që shkollat të financoheshin siç duhet.
Trump njoftoi vendimin e tij për të pezulluar udhëtimet nga Kina në fund të janarit, duke pretenduar se kjo kishte shpëtuar miliona jetë, transmeton abcnews.al
“Është faji i Kinës, nuk duhet të ndodhë kurrë më “, tha Trump, duke shtuar se ai kishte marrë vlerësime edhe nga guvernatorët demokratë për punën e tij të mrekullueshme. Në fakt, sipas tij, zhvillimi i një vaksinë është çështje javësh, ndërsa ai u tall me Biden pasi ai në çdo paraqitje publike mban maskë.
T: Joe, ti kurrë nuk mund të bësh punën që bëra unë.
B: Deklarove se virusi do të zhdukej gjatë Pashkëve dhe më vonë se situata do të përmirësohej kur të ngrohej koha.
T: Kjo ishte sarkazëm, Joe dhe ti e di shumë mirë.
Biden nga ana tjetër e quajti “gënjeshtar”.
Momenti më i keq për presidentin amerikan ishte kur Wallace e pyeti nëse ishte e vërtetë që ka paguar vetëm 750 dollarë taksa kur ishte në Shtëpinë e Bardhë
T: Kam paguar me miliona
B: Na trego deklarimin e pasurisë
T: Por unë jam një sipërmarrës, kam llogaritarë të mirë që dinë si të përdorin ligjin.
Donald Trump më pas sulmoi Hunter Biden, djalin e Biden, duke pretenduar se ai kishte fituar miliona dollarë nga një kompani ukrainase
“Djali juaj ishte i padobishëm. “Ai u pushua nga ushtria dhe nuk mund të gjejë dot një punë. “tha Trump.
Biden mohoi çdo akuzë dhe i tha Trump se nëse ai do të dëshironte të fliste për familjet e tyre, kishte shumë për të folur rreth familjes së tij.
Debati bëhet më i fortë kur flitet për vdekjen e George Floyd dhe protestave që e pasuan. Biden akuzon presidentin se nuk kishte bërë asgjë për afro-amerikanët dhe policia është treguar e dhunshme me manifestuesit paqësorë.
Në të njëjtën kohë, Trump i përshkroi protestuesit si ” terroristë ” dhe ” antika”.
Më pas ai pyeti Biden se çfarë bëri ai kur shpërthyen demonstratat e dhunshme.
B: Ky është një president i cili ka përdorur gjithçka që ka pasur në dorë për të krijuar urrejtje dhe ndarje raciste. Ky njeri nuk ka bërë pothuajse asgjë për amerikanët me ngjyrë.
B:Unë jam pro rendit dhe ligjit, por mbi të gjitha pro drejtësisë.
Gazetari pyeti Trump dhe Biden nëse njerëzit po kontribuojnë në ndryshimin e klimës.
T: Unë mendoj se ne duhet të bëjmë atë që kemi në dorë në mënyrë që të kemi ujë dhe ajër të pastër dhe mendoj se deri në një farë pikë, po njerëzit kanë ndikuar.
B: E gjithë kjo ka të bëjë më ndërtimin e të ardhmes tonë dhe miliona vende pune mund të krijohen përmes energjisë së rinovueshme, madje unë do të shqyrtoj marrëveshjen e klimës në Paris, gjë të cilën Trump e kundërshtoi.
Chris Wallace pyeti Trump dhe Biden nëse ata do të ishin dakord që fituesi mos të shpallej direkt pas datës 3 nëntor, pasi votimi me postë do të kërkonte kohë.
T: Unë i bëj thirrje përkrahësve të mi të votojnë dhe të kenë kujdes pasi shumë persona po përpiqen të mashtrojnë votuesit.
B: Unë nuk do ta shpall se kam fituar natën e zgjedhjeve, madje do të pranoj çdo rezultat, edhe nëse nuk jam fitues do të mbështes presidentin.
Kandidatët do të takohen përsëri për dy debate të tjera në 15 tetor në Miami, Florida dhe 22 tetor në Nashville, Tenesi. s.ba/abcnews.al