“Ligjet” miratojnë pa opozitën komisionin për organet e drejtësisë

schedule17:41 - 28 Maj, 2018

schedule 17:41 - 28 Maj, 2018

Opozita nuk ka marrë pjesë në asnjë prej mbledhjeve të komisioneve parlamentare. Pa praninë e saj komisioni i ligjeve ka miratuar ngritjen e komisionit të pavarur për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.

Në qetësi kanë votuar socialistët pikat e rendit të mbledhjeve në të tre komisionet e ditës së hënë.

Pa praninë e opozitës Komisioni për Çështjet Ligjore, shqyrtoi dhe projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit të Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e zbatimit të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

Anëtari i rikthyer në këtë komision Spartak Braho nuk ishte dakort me kompetencat e këtij komisioni.

Nga pas i shkoi edhe deputeti I vjetër socialist Bashkim Fino.

Pavarësisht debatit nisma e dy anëtarëve të komisionit Ulsi Manja dhe Klotilda Bushka, u miratua.

Shoqëruar edhe me thirrjen për pjesëmarrjen e opozitës.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!