Qeveria propozon lehtësi fiskale

schedule15:58 - 28 Maj, 2018

schedule 15:58 - 28 Maj, 2018

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka nisur konsultimin me grupet e interesit për paketën e re fiskale. Prezantimi i  këtyre iniciativave të reja fiskale që po hartohen janë parashikuar të zbatohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Një lajm i mirë për sipërmarrjet e vogla, sektorin e energjisë dhe atë të agroturizmit. Lehtësi fiskale propozon qeveria për ta, zbatimi i të cilave do të nisë në fillim të vitit 2019. Ministri i Financave dhe Ekonomisë i prezantoi gjatë një takimi me sipërmarrësit

Arben Ahmetaj: “Afërsisht 90% e sipërmarrjeve aktive në vend praktikisht kalojnë o në taksën Zero, osë në 1 të 3-tën e asaj që është maskimale pra 15 përqindëshit të tatim-fitimit. Ne materializojmë ndryshimin ku edhe fasha nga 8 deri në 18 milionë lekë xhiro, do të përfitojë një ulje të konsiderueshme të tatim fitimit nga 15 në 5 %”.

Për nxitjen e sektorit energjitik, qeveria përjashton nga TVSH një listë me pajisje, në rast se përmbushen kushtet e vlerës minimale të investimit. Kjo bëhet me qëllim që të mos vuajmë pasojat e thatësirës.

Arben Ahmetaj: “Është futur një gamë shumë e madhe e linjave teknologjike. Një listë e gjerë me pajisje, të cilat përfitojnë përjashtim nga TVSH-ja”.

Ndërsa sektori i tretë që do të përfitojë nga lehtësitë është bujqësia dhe turizmi.

Arben Ahmetaj: “Çfarë do të thotë agroturizëm, cili është përcaktimi i një kompanie në agroturizëm dhe këtu reduktojmë për të gjithë këto, të cilat do të jenë brenda përcaktimi të këtij vendimi qeverie do të përfitojnë një normë tatim fitimi të reduktuar nga 15% në 5% gjithashtu”.

Ky është konsultimi i parë me dhomat e biznesit. Nga dita e martë e gjithë paketa fiskale do të jetë në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë./abcnews.al