Në Shkodër, festivali me filma e dokumentarë të rinj, që janë shfaqur vitin e fundit në “Lo schermo dell’arte” u mbyll me prezantimin e veprës së filozofit francez, Roland Barthes, e cila u soll në shqip nga përkthyesi Zef Paci.
Nata e fundit e “Ekranit të artë” në Shkodër u mbyll me filozofin francez, Roland Barthes.
Themeluesin e shumë shkollave të mendimit si strukturalizmi, semiotika, teoria sociale, teoria e dizajnit, antropologjia dhe post-strukturalizmi, përkthyesi Zef Paci e solli në shqip.
Zef Paci: “Nuk është fotografi, por që fotografët mund të mësojnë, në kuptimin për pasojat që kanë kur fotografohet një person a një grup. Si të thuash, etika e të qenit fotograf”.
Një vepër studimore mbi fotografinë, ku autori merret me veçoritë e fotografisë.
Zef Paci: “Unë mendoj që është i rëndësishëm në këndvështrimin e tij jo si fotograf, por si spektator që sheh fotografinë dhe si person që e fotografojnë”.
“Dhoma e dritshme” e Roland Barthes është botimi i parë i “Art House”, me të cilat po hidhen hapat e parë të ndërtimit të një kolane me përkthime të teksteve të rëndësishme të historise së artit në shqip./abcnews.al