Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Rriten “frikshëm” rastet me Covid-19 në Greqi, 416 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

schedule17:05 - 29 Shtator, 2020

schedule 17:05 - 29 Shtator, 2020

Ministria e shëndetësisë greke ka njoftuar numrin e rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas njoftimit, 416 infeksione të reja të Covid-19 janë regjistruar, dhe 5 vdekje të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në Greqi, nga të cilët 240 raste janë identifikuar në kryeqytetin grek, Athinë.

Ditën e djeshme vendi fqinj raportoi për 269 raste me Covid-19 dhe 4 humbje jete, ndërsa ditën e sotme është rritur frikshëm numri i infeksioneve, me gati 140 më shumë.



Shefi i sëmundjeve infektive në Selanik njoftoi për një rast të një 17-vjeçareje e infektuar, e cila po trajtohet në terapi intensive.

Ai theksoi se “kjo vajzë nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese. Një rast i tillë është i rrallë dhe nuk dua të frikësoj njerëzit.  Mesazhi që duhet t’u përcjellim të rinjve është se ata nuk janë të paprekshëm nga Covid-19”, u shpreh ai.

N.D./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!