Emiri i Kuvajtit, Sheik Sabah al-Ahmed al-Sabah, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, raportojnë mediat shtetërore.
Ai pritej që të pasohej nga gjysmë vëllai i tij 83-vjeçar, njëkohësisht princi i kurorës Sheikh Naëaf al-Ahmed.
Në korrik, Sheikh Sabah shkoi në SHBA për të marrë trajtim mjekësor pasi një operacioni për një problem të paspecifikuar në Kuvajti.
Ai ka sunduar në shtetin e pasur me naftë që nga viti 2006.
al-Sabah u quajt “dekani i diplomacisë arabe” për përpjekjet e tij për të rivendosur marrëdhëniet me shtetet që mbështetën Irakun gjatë Luftës së Gjirit 1990-1991, kur Kuvajti u pushtua nga forcat Irakiane.
Emiri gjithashtu shpesh ka vepruar si një ndërmjetës në mosmarrëveshjet rajonale, duke përfshirë ngërçin e vazhdueshëm diplomatik mes Arabisë Saudite, aleatëve të saj dhe Katarit. s.b/abcnews.al/