Policia arreston tre persona për vepra të ndryshme penale

schedule13:08 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:08 - 29 Shtator, 2020

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Sarandës.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga Seksioni për Hetimin e  Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. R., 43 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim, pasi autoritet gjyqësore e kanë dënuar me 3 vite burg, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Po ashtu një 52-vjeçari S. M., banues në Sarandë, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Sarandë, për veprën penale “Dhunë në familje” është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë edhe një drejtues mjeti, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 45 vjeç, banues në Krane, Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kranesë”, u kap duke drejtuar mjetin tip “Toyota” në gjendje të dehur.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!