“Sot afati i fundit për BKH”, Yuri Kim: Koha për të vepruar kundër korrupsionit në Shqipëri

schedule11:53 - 29 Shtator, 2020

schedule 11:53 - 29 Shtator, 2020

Në status në rrjetin social “Twitter””, Yuri Kim ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ambasadorja e SHBA, është shprehur se tashmë është koha që të veprohet kundër korrupsionit në Shqipëri.

“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur dhe të ankoheni, por ngrihuni dhe veproni”, shkruan ambasadorja e SHBA në “Twitter”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!