Stafi shëndetësor prej 5 personash në qendrën shëndetësore në lagjen Skënderbej ka rezultuar i prekur me Covid-19.
Gazetari Aldo Kozarja raporton për abcnews.al se të prekur kanë rezultuar 3 infermierë dhe 2 mjekë të cilët pas daljes së përgjigjes së tamponit janë karantinuar.
Për pasojë qendra shëndetësore është mbyllur. Nuk dihet ende ku do të transferohen shërbimet shëndetësore për banorët e kësaj zone./mv. abcnews.al