Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive: Nuk i kemi mirë punët me koronavirusin

schedule17:21 - 28 Shtator, 2020

schedule 17:21 - 28 Shtator, 2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk “i kanë mirë punët” sa i përket koronavirusit, sipas ekspertit kryesor të sëmundjeve infektive në vend, Dr. Anthony Fauci.

Duke folur për programin “Good Morning America” në ABC, Fauci u shpreh se përhapja komunitare “duhet të jetë sa më e ulët që të jetë e mundur” me ardhjen e vjeshtës dhe dimrit dhe uljen e temperaturave në SHBA.

“Sigurisht që ka pjesë të vendit që po shkojnë mirë,” shton ai. “Por … ka shtete që kanë filluar të regjistrojnë një ngritje në rastet e reja, madje kemi edhe disa rritje të shtrimeve në spital në disa shtete. Dhe, edhe pse shpresoj që jo, ne mund te shohim një rritje edhe te vdekjeve,” u shpreh ai.

SHBA numëron më shumë se 7 milion raste të konfirmuara me koronavirus, dhe më shumë se 200,000 viktima nga Covid-19, bilanci më i lartë në botë. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!