Ka ndodhur shumë herë që të lini në një karrige në dhomën ku flini, rroba të destinuara për larje. Kjo mund të duket krejt normale, por që shkakton probleme për shëndetin tone.
Sipas ekspertëve, aromat e njeriut që mbeten në rrobat e palara vepron si një “magnet” për marimangat dhe shumë insekte edhe nëse nuk i shohim me sy të lirë. Sipas një studimi të ri nga ekspertë nga Universiteti i Sheffield, rrobat e palara që hedhim në dhomën e gjumit ose dhomën e hotelit janë një magnet për insektet.
Studiuesit që janë marrë me këtë temë arritën në përfundimin se ne duhet t’i fusim rrobat në një shportë dhe mos t’i lëmë atje për shumë ditë. Nëse po udhëtoni dhe po qëndroni në një hotel tani, është më mirë t’i paketoni ato në një qese derisa t’i lani. l.k/abcnews.al