Klubi i Bundesligës nuk ka më nerva, shkarkon trajnerin pas javës së dytë

schedule14:57 - 28 Shtator, 2020

schedule 14:57 - 28 Shtator, 2020

Tjetër trajner i shkarkuar në Bundesligë. Schalke vendosi t’i japë fund bashkëpunimit me 48-vjeçarin David Wagner për shkak të rezultateve të dobëta, edhe pse kanë kaluar vetëm dy javë kampionat.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe drejtuesit e Mainz. Humbja 1-4 e ditës së shtunë në shtëpi përballë Stuttgart, ka qëlluar fatale për Achim Beierlorzer.

Mainz nuk ka marrë akoma pikë në sezonin e ri në Bundesligë, loja po mungon dhe 52-vjeçari gjerman ka nisur pushimet e parakohshme.

Unë jam i zhgënjyer me vendimin e klubit. Sidoqoftë, unë i uroj Mainz 05 dhe ekipit të gjitha të mirat për të ardhmen“, u shpreh Beierlorzer.

Drejtimin e përkohshëm të skuadrës gjermane do e marrë Jan-Moritz Lichte, zëvendësi i trajnerit të shkarkuar. Lichte do të drejtojë ekipin deri në momentin që Mainzi do të zgjedhë trajnerin e ri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!