Spanja e para në Europë për numrin e të infektuarve, qeveria paralajmëron masa të reja

schedule11:50 - 28 Shtator, 2020

schedule 11:50 - 28 Shtator, 2020

Me një total prej 716,481 rastesh që nga fillimi i pandemisë, Spanja është bërë  vendi i parë në Europë me numrin më të lartë të të infektuarve. Madje vendi po shqyrton mundësinë e vendosjes së masave të reja. Në Madrid, janë zhvilluar protesta për ditë të tëra kundër kufizimeve anti-Covid.

Miliona qytetarë nuk mund të udhëtojnë vetëm nëse kanë arsye shëndetësore, studimi  apo pune. Sidoqoftë, këto janë masa të buta në krahasim  me atë çfarë qeveria kërkon të vendosë.

Deri më tani Spanja ka raportuar 31,232 viktima nga Covid. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!