Ka përfunduar intervistimi i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.
Lajmin e ka konfirmuar për mediat, avokati i Agim Çekut, Artan Qerkini.
LEXO EDHE: I dyshuar për krime lufte, Çeku merret në pyetje nga Gjykata Speciale e Hagës
“Z.Çeku është paraqitur para Prokurorit sot me datën 28.09.2020. Intervistimi i tij ka përfunduar. Kjo është e tëra që mund të ju them për momentin”, ka thënë avokati.
Çeku sot bëri paraqitjen e tij të parë para Prokurorit të Specializuar, pas ftesës që iu bë kohë më parë për intervistim në cilësinë e të dyshuarit./abcnews.al