VIDEO/ Në krahët e Eduard Selamit, i biri bën prezantimin më të ëmbël me rastin e 3-vjetorit

schedule10:23 - 28 Shtator, 2020

schedule 10:23 - 28 Shtator, 2020

Sot në familjen e gazetares Ilva Tare dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike Eduard Selami është një ditë e veçantë.

Djali i tyre, Thomas mbush plot 3 vite dhe nuk kishte si të mos reflektohej lumturia e këtij momenti.

Ka qenë mami Ilva që ka postuar në Instagram disa foto dhe video, ku i vogli shfaqet pranë motrës së tij, Melodi dhe në krahët e atit Eduardit.

Ndërsa në një video tjetër, dikush e pyet për emrin dhe vogëlushi përgjigjet me theks anglishteje: Thomas Eduart.

Ndërkohë, postimi i Tares ka marrë shumë komente të ëmbla, nga ngjashmëria që Thomas ka me prindërit deri tek kaçurrelat e bukur. l.k/abcnews.al

https://www.instagram.com/p/CFrBLlSBeNH/