Në 24 orët e fundit në Maqedoni janë bërë 1224 testime për Covid-19 ndërsa janë regjistruar 148 raste të reja. Më tepër raste janë regjistruar në Shkup 50. Ndërkohë që 3 pacientë e kanë humbur jetën në spital. Instituti për Shëndetin Publik ka regjistruar 65 pacientë të shëruar.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i pandemisë është 17629, i të shëruarve është 14581 dhe i të vdekurve 725. Numri i rasteve aktive është është 2323./ db/Abcnews.al

