Formula 1/ Një finlandez triumfon në Rusi, Ferrari nuk del nga kriza

schedule16:35 - 27 Shtator, 2020

schedule 16:35 - 27 Shtator, 2020

Lewis Hamilton u nis i pari në Çmimin e Madh të Sochit në Rusi, por fitues u shpall Valtteri Bottas, shoku i tij i skuadrës. Triumf i rëndësishëm për finlandezin e Mercedes, ndërsa në vend të dytë u rendit Max Verstappen i Red Bull Racing.

Podi kompletohet me Hamilton, kampionin në fuqi të Formula 1. Vendi i katërt për Sergio Perez (Racing Point) dhe i pesti për Daniel Ricciardo (Renault). Charles Leclerc i Ferrarit e mbylli garën e zhvilluar në Rusi në pozicionin numër 6.

Sebastian Vettel vazhdon të zhgënjejë dhe po zhvillon sezonin më të dobët në karrierë. Vetëm vendi i 13-të për gjermanin e “Kokëkuqes”, i cili do të largohet nga skuderia e famshme italiane në fund të sezonit.

Lewis Hamilton vijon të kryesojë renditjen e përgjithshme me 205 pikë. Pas pilotit britanik vjen Valtteri Bottas me 161 pikë, ndërsa holandezi Verstappen numëron 128 pikë. Vetëm 57 pikë dhe pozicioni i shtatë për Leclerc, ndërsa Vettel ka mbledhur 17 pikë! /abcnews.al