Bayern Munchen pësoi dy gola brenda tetë minutave në takimin jashtë fushe me Hoffenheim. Bicakcic dhe Dabbur shënuan golat e ekipit vendas, teksa Joshua Kimmich ka shkurtuar rezultatin në minutën e 36-të.
Quel but de Kimmich. pic.twitter.com/1nSqCbiu1v
— MinutesFoot (@MinutesFoot) September 27, 2020
Asist i Thomas Muller dhe eurogol i “xholit” të ekipit bavarez. Goditje fantastike me të djathtën e Kimmich dhe topi në trekëndësh. 2-1 për Hoffenheim pjesa e parë dhe kampionët e Gjermanisë do të tentojnë përmbysjen në fraksionin e dytë të ndeshjes.
Atletico Madrid po luan sfidën e parë në kampionat për sezonin e ri në La Liga. Djemtë e Diego Simeones po përballen në “Wanda Metropolitana” me Granadën, takim që e kanë zhbllokuar në minutën e 9-të.
Kros i Correas dhe gol me kokë i Diego Costës. “Colchoneros” patën një shans të artë shtatë minuta më vonë për të vulosur përfundimisht këtë takim. Joao Felix fitoi një penallti, por portieri mik ia doli të presë goditjen e Saul Niguez. /abcnews.al