Portieri legjendar spanjoll, Iker Casillas, është rikthyer pas në kohë dhe ka folur për largimin e tij nga Real Madrid, të cilin e cilësoi si një zgjedhje të gabuar nga të dyja palët…
“Largimi im ishte një zgjedhje e gabuar për të dyja palët. Morëm vendime të gabuara si unë, ashtu dhe Real Madrid. Nuk më pëlqejnë fotot, nuk ishte vendim i mirë.
Jam i sigurt se një ditë do ta korrigjojmë diçka të tillë. Do t’i japim gëzim njerëzve. Mourinho? Kisha probleme me të dhe nuk kisha marrëdhënie të mirë. Mendoi se nuk isha në nivelin e duhur për Realin, nuk kam hatërmbetje me të”, u shpreh Casillas./abcnews.al