Një 60-vjeçare dyshohet të jetë hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte në Tiranë. Për pasojë, gruaja njoftohet të ketë ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës” ndërsa B.K., dyshohet të ketë qenë me probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 26.09.2020, rreth orës 17:55, në rrugën e “Dibrës”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 5 i pallatit ku banon shtetësja B.K., 60 vjeçe dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se shtetasja B.K, vuante nga probleme të shendetit mendor. s.b /abcnews.al/